MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

08.11.2019 - 08:21

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, më tepër prezente pas orëve të mesditës.

Prej orëve të pasdites, moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Reshjet ndërpriten pas orëve të drekës në të gjithë territorin.

kolana e librave

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje, 1-8m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8 -1.8 metër.