MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

11.11.2019 - 08:31

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në orët e paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa mesdita dhe në vijim sjell përmirësim gradual të motit duke bërë që vranësirat të spostohen përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pa-ndryshuara në mëngjes, por do të rriten me 2°C në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.