MENU
klinika

Mjafton të vijojë me këtë ritëm

Messi shënjestron tre rekorde të Pelè

20.11.2019 - 18:36

Rekordet janë për t’u thyer. Dhe kush më mirë se Lionel Mesi mund ta bëjë këtë. Sulmuesi argjentinas ia ka dalë deri në këtë pikë të karrierës të thyejë shumë rekorde dhe të vendosë po shumë të rinj.

Messi tashmë synon tre rekorde të rëndësishme, aq më tepër kur ato mbahen nga një legjendë e futbollit botëror si Pelè. Rekordi i parë të cilin synon pleshti është ai i lojtarit që ka shënuar më së shumti gola me përfaqësueset amerikano-latine.

Për momentin Pelè ia ka dalë të realizojë 77 gola me fanellën e Brazilit. Por, Messi nuk mbetet pas, teksa për këtë rekord i mjaftojnë shtatë gola. Rekordi numër dy që mbahet nga Pele dhe që Messi kërkon ta thyejë është ai i golave të shënuar me fanellën e vetëm një klubi.

O’Rey siç njihet ndryshe Pelè, është ndalur në kuotën e 643 golave me Santos. Ndërkohë, Mesi ka prekur shifrën e 612 golave me Barcelonën. Sakaq, rekordi i tretë të cilin ka në shënjestër Messi është golashënuesi më i mirë përfshirë klubet dhe Kombëtaren.

Pele ka shënuar 757 gola, ndërsa Messi deri më tani ka realizuar 682 herë. Por, në këtë rekord bie në sy edhe prezenca e Kristiano Ronaldos, i cili aktualisht është para argjentinasit me 706 gola të realizuar.