MENU
klinika

“Një zë për adresimin e genocidit serb”

Ministri Cakaj pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës

07.11.2019 - 13:59

Shqipëria dhe Kosova do të bëhen bashkë për adresimin e gjenocidit serb. Kështu deklaron ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Gjatë një takimi me ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, Cakaj thekson nevojën për krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministri Cakaj ka bërë të ditur se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore ka një rëndësi strategjike dhe pragmatike. “Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja!” – shprehet Cakaj.

Cakaj shprehet se si mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Një proces ky që duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit.

“Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare. Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare!” – tha ministri.

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë