MENU
klinika

Detajet e misionit

2020/ FMN merr në dorë financat shqiptare

15.11.2019 - 10:09

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në vijimësi të bisedimeve vjetore mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare ka zhvilluar një takim me Fondin Monetar Kombëtar të kryesuar nga Jan Kees Martijns.

Sipas njoftimit të publikuar, Denaj ka shprehur angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për reformën në menaxhimin e financave publike dhe konsolidimin fiskal, si dy shtylla kryesore për financa qëndrueshme të shtetit shqiptar.

Sipas ministres zhvillimi i sektorëve prioritarë, ecuria e reformave në këto sektorë, ndihma e partnerëve ndërkombëtarë dhe përpjekjet sistematike kundër informalitetit e evazionit fiskal synojnë një zhvillim të ekonomisë reale me trend rritës në vazhdimësi në intervalin 3% – 3.5% për vitin 2019 dhe një reduktim të papunësisë nën nivelin aktual prej 11.2%.

“Roli i shtuar i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në procesin e monitorimit të PPP-ve, përmirësimi dhe rregullimi i kuadrit ligjor fiskal përmes ndryshimeve afatmesme dhe me impakt të matur në sektorin privat do të ndihmojnë Qeverinë Shqiptare në proceset e mbledhjes së të ardhurave dhe administrimit fiskal dhe do të sigurojë një tatim të drejtë të qytetarëve dhe bizneseve,” – u shpreh Denaj.

Në takim u theksua gjithashtu se mbështetja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në hartimin e një Strategjie Afatmesme të të Ardhurave në Shqipëri, tashmë në proces, do të vijojë në mënyrë paralele me Reformën e Fiskalizimit.

Ministrja Denaj ndau gjatë këtij takimi edhe fazat e Projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, projektligj, i cili pritet të diskutohet në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit dhjetor.

Sipas informacionit të publikuar nga Ministria, në ditët në vijim misioni i FMN do të zhvillojë takime me stafin drejtues dhe teknik të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për një vlerësim të plotë të ecurisë ekonomike dhe reformave në proces në Shqipëri, për një treg më të integruar, indikatorë makroekonomikë të fortë dhe zhvillim në rritje gjatë vitit 2020.