MENU
klinika

"Nuk është personazh në librat e mi..."

Miqësia e ngushtë me Sali Berishën, flet Isuf Kalo

10.11.2019 - 15:35

Gjatë intervistës ekskluzive për Konica.al zhvilluar nga Mentor Nazarko, Profesori Isuf Kalo ka folur dhe për raportin me Sali Berishën, jo vetëm në fillimet e krijimit të Parisë Demokratike por dhe më parë saj.

Kalo ka treguar se miqësia me ish-kryeministrin ka qenë e hershme, duke e vlerësuar këtë të fundit për gjithë punën dhe arritjet e kryera.

Por si vijimësi, pas Ramiz Alis, Ishte Sali Berisha ai i cili mund të sillte jo vetëm pluralizmin e partive por dhe ndryshimin e tyre qysh nga gjeneza, gjithashtu dhe lirinë e mendimit dhe të veprimit.

Mentor Nazarko: Pse nuk e hapi rrugën Sali Berisha?

Isuf Kalo: Unë nuk kam shkruajtur libër për Sali Berishën, nuk di të them. Të gjithë procesin e kishte në dorë Ramiz Alia.

Mentor Nazarko: Por ata nuk kishin nga ti merrinin idetë, ky ishte problem…

Isuf Kalo: Jo ata kishin nga ti merrnin idetë, sepse bënë një program, unë i kam dhe emrat e tyre që kanë qenë. Ishte një grup me disa persona të cilët kërkonin të formonin një platformë tjetër pa asnjë lidhje me partinë e punës.

Mentor Nazarko: Ramizi në një kupim kishte si ide zhvillimin e P..artisë Demokratike dhe emërimin e Berishës në krye të saj.

Isuf Kalo: Unë nuk jam ngatërruar në çështjet e partisë. Sali Berisha ka qenë një nga 3-4 shokët e mi më të mirë. Dhe mund të kisha ndonjë përfitim por nuk e kam bërë këtë gjë. Unë kam zgjedhur t’i shpreh këto gjëra, sepse dhe këto të librit mund ti mbaja për vetë. Unë mund të them që ata që duan të merren me autorin dhe jo me librin po bëjnë një gabim shume të madh. Unë nuk dua të dal tani i viktimizuar dhe i keqtrajtuar, ndryshe do kisha dhënë dorëheqjen.

Mentor Nazarko: Ju i keni dhënë goxha rëndësi Berishës dhe vendimeve të tij, ai ishte i përcaktuar nga sipër…

Isuf Kalo: Berisha nuk ishte komunista nga ata besnikët, ai ishte thjesht anëtar partie dhe kjo ndryshon. Atij i kanë dhënë rol vetëm për të biseduar me Razmin. Ai qetësoi studentët, por atëherë ishte shume shpejt të flisje për parti. Berisha është i bërë vetë. Dhe në lëvizje është  bërë vetë gjithashtu.

Mentor Nazarko: Saliun e keni lavdëruar pak më shumë…

Isuf Kalo: Unë e kam pasur për nder sepse ai është një njëri i bërë vetë, me pasion që nuk e gjen gjithmonë, e kam pasur shok. Ai është dikush që ka vendin e tij në histori dhe këtë gjë e ka bërë vetë me meritat e tij. Por nuk është personazh në librat e mi.

Shënim: Për të parë intervistën e plotë klikoni videon, ndërkohë frazën e gjeni në harkun kohor 1:12:12