MENU
klinika

Razr V3

Motorola rikthen telefonin ikonik në versionin modern

15.11.2019 - 20:07

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonik të kompanisë në vitet 2000.

Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur, dhe madje ajo mbyllja tipike në fund të bisedës duke përplasur telefonin ishte pamje e zakonshme edhe në shumë filma të asaj kohe.

Tani Motorola po përpiqet të rikthehet sërish me të njëjtin model, por me stil të modernizuar.

Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizenjoja është e mirë dhe telefoni duket se funksionon  më së miri.

Palosja bën që telefoni të jetë më praktik, dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur të mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka reth 1500 dollarë.

Çmimi mund të justifikohet me faktin që Samsung dhe Huaëei, të cilët po ashtu kanë bërë telefona që palosen, i shesin me nga 1900 dollarë e sipër.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!