MENU
klinika

“Kemi nevojë për njëri-tjetrin”

Mozzik bën gjestin emocionues në ndihmë të familjeve në nevojë

25.11.2019 - 17:40

Reperi më i njohur e i komentuar i momentit, Mozzik, na ka prekur të gjithëve me pozën e fundit që ka ndarë në Instagram.

Ai ka treguar se i ka ardhur në ndihmë disa familjeve në nevojë në Kosovë, duke qenë se stina e dimrit sjell akoma më shumë vështirësi për ta.

Fillimisht reperi nuk kishte dashur ta ndante me publikun këtë bamirësi, siç tregon ai vetë.

Megjithatë, Mozzik është shtyrë nga dëshira për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët për t’u ardhur të varfërve në ndihmë, ndaj ka publikuar një foto krahas së cilës shkruan:

“Era dimër..e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore.
A ka ma rëndë për një Babë ( prind ) i cili ska nga t’ia mbajë , çfarë të bën për familjën e tij,e familjes së tij i kan humbur shpresat për gjithçka , e vetmja fjalë qe i mbanë gjallë është ” Do bëhet mirë”
Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar,kam vizituar e vazhdoj ende..
Nuk pata qef ta postoj këtë foto , por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore..Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë 
Vërtetë kemi nevojë secili njeri ,për secilin njeri!
Lutuni për rrisk,duke dhënë!
Sadakaja është vyrtyt !
Gramoz Aliu ( Mozzik )”

Ditën e sotme, Mozzik u bë kryefjala e mediave për shkak të ndarjes së tij me Loredanën, pasi thuhet se dyshja janë ende bashkë dhe gjithçka është vetëm “aktrim”.