MENU
klinika

Topinamburi

Mrekullitë e oreshkave të cilat i kemi falas!

13.11.2019 - 14:36

Në botë njihet me emrin angjinarja e Jeruzalemit ose topinambur. Në Shqipëri u themi oreshka, mollë dheu, etj.

Por të gjithë pajtohen për vetitë e mrekullueshme të kësaj perimeje që rritet si rrënjë, ashtu si patatet. Rritet kudo dhe nuk është nevoja ta blini në dyqane fruta perimesh. Tani në Nëntor është koha ideale për të marrë frytet e saj.

Topinamburi mund të hahet edhe i gjallë, por duhet të lahet me kujdes paraprakisht. Lëkura e tij mund të ndryshojë nga ngjyra kafe e lehtë drejt ngjyrës vjollcë dhe të kuqe. Përdoret në sallata, supa e tava. Duke qenë se tekstura e kësaj perimeve ngjan shumë me pataten, mund të përdoret si zëvendësuese e saj në gatim. Megjithatë, topinamburi ka një aromë më të këndshme dhe është pak më i ëmbël se një patate.

Pra, nuk është aspak e vështirë ta integroni topinamburin në dietën tuaj. Dhe është një ide shumë e mirë ta përdorni sepse është i pasur me vlera ushqyese të jashtëzakonshme. Kjo rrënjë gjithashtu është e dobishme edhe për lëkurën dhe flokët tuaj.

Topinamburi bën shumë mirë për shëndetin e zorrëve

Kjo perime që rritet nën tokë është shumë e pasur me fibra dietike, një lëndë ushqyese e rëndësishme për lëvizjen e rregullt të zorrëve. Duke e integruar atë në dietën tuaj të përditshme së bashku me ushqime të tjera të pasura me fibra mund të ndihmojë në zvogëlimin e shanseve për kapsllëk.


Zvogëlon rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë

Ekspertët thonë se konsumi i ushqimeve të pasura me fibra dietike si topinamburi ndihmojnë për të ulur riskun e kancerit të zorrës së trashë. Meqënëse toksinat dhe mbetjen dalin nga trupi më mirë me mbështetjen e fibrave, ato nuk do të kenë kohë të ‘lëshojnë’ efekte negative në shëndetin tuaj, veçanërisht në formën e kancerit të zorës së trashë.

Kjo perime është perfekte për ata me diabet

Nëse vuani nga diabeti sigurohuni që të përdorni më shumë topiambur. Arsyeja është se kjo perime është një burim i shkëlqyer për inulin, një lloj sheqeri. Interesante për inulin-ën është që nuk lejon nivelin tuaj të sheqerit në gjak të rritet. Me pak fjalë, angjinarja e Jeruzalemit mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga disa komplikacione të lidhura me diabetin.

Ndihmon për të arritur peshën ideale

Nëse dëshironi të largoni kilogramët e tepërt, duhet të keni parasysh se është shumë e rëndësishme çfarë hani. Përfshirja e topinamburit në regjimin tuaj të përditshëm është një ide e shkëlqyer, pasi siç e përmendëm dhe më lart, është i pasur me fibra dietike, është i ulët në kalori dhe ka sasi të papërfillshme të yndyrave.

Ndihmon për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut

Tek topinamburi gjenden shumë minerale pasi është një perime që rritet nën tokë. Kaliumi është një nga lëndët e shumta ushqyese që gjenden tek kjo perime. Ky mineral ndihmon në rregullimin e mureve të enëve të gjakut duke nxitur kështu një presion normal të gjakut. Kaliumi bën mirë gjithashtu për muskujt e zemrës.

Është një burim i mirë i hekurit

Hekuri është një mineral që ndihmon në parandalimin e anemisë, sidomos nëse keni një regjim ushqimor të varfër në hekur. Hekuri është i rëndësishëm për prodhimin e qelizave t ëkuqe të gjakut ose RBC, përbërës që transportojnë oksigjenin në trupin tuaj. Përzgjedhja e ushqimeve të pasura me hekur si topinamburi, parandalon aneminë.

I bën flokët dhe lëkurën tuaj të duken të mrekullueshme

Angjinarja e Jeruzalemit ose topinamburi përmban sasi të mëdha të vitaminës C. Siç mund ta dini tashmë, vitamina C është një lloj antioksidanti i fuqishëm që lufton radikalet e lira duke mbrojtur kështu lëkurën nga dëmtimi. Vitamina A dhe E janë gjithashtu prezente në këto rrënjë, duke ju dhuruar flokë të bukur gjithashtu.