MENU
klinika

Flet për ndarjen dhe rikthimin

Na çuditi Roberti: Vetëm vdekja më ndan nga Nora

01.11.2019 - 21:30

Ndarjen nga Nora, Robert Berisha e publikoi vetë nga llogaria e tij në Instagram dhe aq u desh që lajmi të merrte dhenë.

Shumë u komentua, u përfol dhe u hamendësua për shkaqet e ndarjes, por gjithçka ka mbetur mes çiftit.

Pak muaj pasi vetë Roberti pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, në një intervistë të fundit për “Mirage”, ka folur sërish për këtë ndarje, madje me deklarata të forta për Norën.

Tani që secili prej tyre bën jetën e vet, Roberti thotë se “kurrë më mirë nuk kemi qenë”. Megjithatë, për Norën do të gëzojë gjithë jetën respekt maksimal.

“Kam thënë në një intervistë, madje, “vetëm vdekja më ndan” dhe është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renée-së dhe gjithmonë do të jemi bashkë, se kemi Renée dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket”.

I pyetur sërish për arsyen e ndarjes, Roberti tha se kjo është shumë personale dhe njerëzit nuk kanë pse t’i dinë: “Kjo është jetë private, kurrë më mirë nuk kemi qenë dhe shpresoj që të gjitha çiftet në të tilla situata, të veprojnë njëlloj….”

Siç shton më poshtë këngëtari, sakrificën për Norën dhe për të bijën, ai do të bënte në çdo çast të jetës: “Nëse nuk do mundesha në jetë të bëja asgjë, një veshkë për Norën, një veshkë për Renée… Ndërsa për vete jam plot zemër…”

I pyetur nëse po mendon për një martesë të dytë, Roberti u shpreh:  “Po s’bën me u martu dy herë. Unë jam i martuar njëherë, kështu që…” -ka thënë ai, duke konfirmuar se me Norën s’janë ndarë në dokumenta.

Ai pohoi se kjo ishte një pausë ndërsa u shpreh “Nuk i dihet” për një rikthim mes tyre.