MENU
klinika

"Donim që njerëzit ta besonin"

Na gënjyen! Lady Gaga tregon si e kurdisi romancën me aktorin

06.11.2019 - 19:27

Këngëtarja Lady Gaga ka folur për thashethemet romantike që u përfolën për të dhe yllin e filmit “A Star Is Born”, Bradley Cooper, në një intervistë për revistën “ELLE” në dhjetor.

Krijuesja e hitit “Bad Romance”, 33 vjeç, zbuloi se ajo dhe aktori 44-vjeçar, dëshironin që fansat të besonin se “ishin të dashuruar” dhe se e gjithë kimia e tyre në “Oscars”, ishte në fakt e orkestruar.

“E kam fjalën, ne krijuam një histori dashurie. Sigurisht që ne donim që njerëzit të besonin se kishim rënë në dashuri. Dhe donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në çmimet Oscar”.

kolana e librave

Këngëtarja the se çdo gjë ishte e orkestruar në mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen e dy të dashuruarve. Ajo madje shtoi se kishin bërë prova për këtë.

Lady Gaga Cooper bradley

“Ne punuam fort, kemi punuar për ditë të tëra”.

Dhe së fundi, Bradley dhe Gaga ishin shumë të lumtur me rezultatin. Ia dolën të arrinin vëmendjen e duhur dhe të na mashtronin!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN