Mesazhi nga oferta publike me e madhe dhe e eger e burses ne bote eshte se industria e naftes mund te jete ne rënie, por nuk do te largohet qetësisht.
Shpimi i pusit te pare modern ne Pensilvani me 1859 e vendosi naften ne nje rrugetim i cili e çoi ne zemer te ekonomise dhe gjeopolitikes. Nafta nxiti rritjen e kultures konsumeriste perendimore; ndihmoi te vendoste se kush e fitoi Luften e Dyte Boterore, dhe nxiti ne nisjen e nje krize ekonomike ne vitet 1970. Gjate 20 viteve te shkuara Kina eshte shndërruar ne konsumatorin e dyte me te madh te naftes, ndersa revolucioni i shpimit me presion per nafte, do te thote qe eshte prane te qenurit eksportues neto i energjise per here te pare qysh prej viteve 1950. Tani nje kapitull i ri ne historine e naftes po shpaloset; prespektiva e stanjacionit apo renia e kerkeses, duke qene se bota po zhvendoset drejt energjise se paster. Ashtu si ne te shkuaren, kjo epoke premton ndryshime befasuese ne ekonomi dhe gjeopolitike.
Konsideroni levizjen e pashmangshme te burses se kompanise Saudi Aramco, e cila prodhon 10 milion fuçi ne dite ose 11% e prodhimit total global. Me vlere me shume se 1 trilion dollare, mundet qe te jete firma publike me me vlere ne bote, duke ja kaluar edhe Apple. Oferta e pare publike ne burse e kompanise eshte vonuar disa here; nje plantacion perpunimi i Aramcos u godit nga nje sulm bombash ne Shtator, dhe firma ne fund te fundit kontrollohet nga Muhammad bin Salman, pjesetar i familjes mbreterore, autokratik dhe me duart te ndyera me gjak. Por le te marrim nje moment te shohim pertej kësaj. Strategjia baze e Aramcos eshte te jete e fundit qe do te mbetet nese çdo firme e ngjashme do te binte, duke na drejtuar tek ndryshimet drastike qe jane duke ardhur.
Termi “ Pika me e larte e Naftes” ka dale ne 1956 nga M. King Hubbert, nje gjeolog i shqetesuar per naften qe po mbaron. Sot kjo shprehje eshte kthyer persëri, por per arsyen e kundert: prespektiva e nje kerkese në renie te vazhdueshme. Por njerezit qe drejtojne kompanite energjetike i kane horizontet te hapura, dhe ne kete shkalle piktura e naftes eshte erresuar nga ndotja urbane dhe ndryshimi i klimes. Nafta eshte pergjegjese per nje të tretën e energjise se perdorshme globale dhe ka po te njejten pergjegjesi ne ndotjet karbonike.
Shume firma nafte ende thone qe prodhimi do te rritet ngadale gjate dekades se ardhëshme, dhe do te shkoje pak me larte se nivelet e sotme te 95 milion fuçive ne dite, dhe pastaj do te qendrojë ne ate nivel. Por prodhimi do te duhet te bjere ne 45-70 milion fuçi ne dite deri ne 2050-ën nese bota do te duhet te ndaloje rritjen e temperatures me teper se 1.5-2 grade celcius mbi nivelet paraindustriale. Gjithashtu, do te ndihmonte nje zhvendosje ne plantacione nafte me te pastra, ku nafta e paperpunuar ndot nje te pesten më pak se ato me te pisëta. Por bosët e naftes insistojne, te pakten ne publik, qe nafta mbetet energjia më e pazëvendësueshme dhe e domosdoshme e planetit, ato mund ta ndjejne stigmatizimin ne rritje. Opinioni publik ne perendim po zhvendoset, duke na lajmeruar per rregulla më te forta mbi ndotjen nga nafta. Dhe ne shenje frikësimi, disa firma perendimore kane favorizuar projekte afatshkurtra, kundrejt vendosjes së kapitalit te tyre ne baste dekadash mbi te ardhmen e naftes.
Nese kerkesa bie, disa produkte dhe prodhues jane me vulnerabël se te tjeret. Mbi nje e treta e te gjithe naftes perdoret ne makina dhe kamiona te cilave eventualisht mund tu vendosen motorra elektrike. Eshte më e veshtire per t’i gjetur naftes zevendesues ne petrokimi dhe plastike. Logjika te çon te mendohet se firmat qe kane kosto me te larte si dhe ndotjet me te larta do kene tendencen te falimentojne te parat. Nese ndodh keshtu, nje industri qe eshte kthyer ne super te madhe gjate 160 viteve, do te zvogelohet ne nje grup të vogel prodhuesish qe do te permbushin nevojat e mbetura te botes per nafte, me nje kosto shume te ulet financiare dhe ambientale.
Shume aktivistë ambjentalistë i frikësohen faktit qe ky tranzicion energjetik nuk do te ndodhe ndonjehere. Po ne fakt shkon me strategjine e Aramcos si dhe me marketimin qe ben tek investitoret. Firma shpenzon $3 per te ngritur nje fuçi nafte nga nën-shkretetira, më pak se pothuajse çdokush tjeter. Ndotjet nga nxjerrja e naftes saudite jane gjithashtu shume te ulëta. Aramco po zgjerohet ne fushen e petrokimikateve duke gjetur dhe mbajtur kliente ne Azi. Ne gusht bleu nje pjese prej $15 miliard ne krahun e kimikateve te Reliance, nje gjigand Indian. Arabia Saudite iu ka premtuar investitoreve qe ata do te kenë nje divident te qendrueshem, sido qe te jete moti. Ne kete përqasje te mbreterise perfshihet ideja se nëse dhe kur kerkesa per nafte zbehet, Aramco do te jete prodhuesi i burimeve te fundit.
Nje planet me i paster eshte ne interes te gjithesecilit. Por nje industri nafte ne tkurrje mund te nenkuptoje me shume, jo me pak, trazime per tregjet e energjise dhe gjeopolitikes. Le te marrim tregjet e energjise si fillim. Rasti optimist eshte qe oferta dhe kerkesa gradualisht do te ulen së bashku, dhe çmimi i naftes do te bjerë së bashku me koston e prodhimit te fuçise së fundit qe do te nevojitet per te kënaqur kerkesen ne zbatice. Por te reduktosh nje industri me kapital $16 trilion dhe me te pakten 10 milion punonjes, asnjëherë nuk mund te shkoje zbutur. Si rrjedhoje e boshatisjes natyrale te fushave te naftes, nje thatësire ne shpenzimet kapitale mund te shkaktojë nje rritje ne çmim. Çdo firm dhe vend, bashke me Arabine Saudite, do te perballen me zgjedhjen midis mbajtjes ulët te ofertes per të amortizuar fitimin dhe te ardhurat nga taksat, dhe hapjen e rrubinetave per te perfituar pjesë te tregut dhe te perdorin rezervat sido qe te jete çmimi perpara se te jete teper vone. Karteli i OPEC, i cili kombinon prodhues me kosto te larte edhe te ulët, mund te shkaterrohet. Duke qene se prodhimi do te fokusohet në me pak fusha nafte, rreziku i ndikimeve nga terrorizmi dhe aksidentet do te rritet.
Ndikimi ne politike mund te jete po kaq i madh. Njezet e gjashte vende mbeshteten ne te ardhura nga nafte per më se 5% te GDP-së, thote Banka Boterore (mesatarja ndermjet tyre eshte 18%). Nese logjika ekonomike do te mbizoterojë, prodhuesit me naften me te shtrenjte dhe te pisët, përfshire ketu Algjerine, Brazilin, Kanadane, Nigerine dhe Venezuelen, duhet te ulin prodhimin, por kjo do te jete e dhimbshme dhe per ca, shkaterruese. Amerika nderkohe qendron e martuar me naften, e cila permbush 40% te nevojave te saj energjetike. Etja e saj eshte shuar nga bumi i shpimeve me presion, kryesisht ne basenin Permian ne Teksas. Por perseri, prodhimi nëpërmjet shpimeve me presion eshte i pisët dhe projektet e reja kane nevoje per nje çmim nafte prej $40-50 per fuçi per te arritur piken e nxjerrjes se te ardhurave te investuara, te pakten dyfishin e shumes qe i duhet Aramcos. Per hir te klimës dhe efikasitetit, industria e shpimit me presion eventualisht do te tkurret. Kjo ama, do ta bëjë Ameriken me te varur nga të huajit, tani qe politikat e saj jane kthyer me se shumti se brendshmi.
Derisa te vije mbreteria.
Dhe pastaj eshte vete Arabia Saudite. Marketingu i Aramcos tek investitoret do te trumbetoje naften e saj te paster, te lire dhe te bollshme. Kaq eshte e vertete. Por kjo nuk mund te qendroje tek rinia e papune e ketij vendi apo tek politikat gjyqesore te errëta. Ndoshta te ardhurat nga kjo oferte publike do te ndihmojnë në modernizimin e ekonomisë së Arabise Saudite; ndoshta jo. Investitoret qe do te vene bast mbi Aramcon te jete kompania e vetme e mbetur e naftes pas 30 vjetesh, do te duhet te konsiderojne rrezikun e revolucioneve apo pushtimeve.
Ulje-ngritjet e Aramcos eshte nje sinjal qe fundi i naftes mund te jete ne horizont. Por eshte gjithashtu nje rikujtese qe aftesia e kesaj gjëje te zeze per te shkaktuar shkaterrime ekonomike dhe politike do te jete e paprekur per dekada me rradhe.