MENU
klinika

Mesfushori kuqezi

Ndoj: Kombëtarja më ka munguar shumë

11.11.2019 - 12:54

I pari futbollist kuqezi që ka folur për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kombëtares, ishte Emanuele Ndoj. Në konferencën për shtyp, Ndoj foli për rikthimin e tij pas dëmtimit:

“Kam qenë 3 muaj jashtë. Kam filluar të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Jam më mirë. Kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë. Do të vendosë trajneri.

Nëse jam mirë, do më aktivizojë. Është gëzim i madh të jem në Kombëtare. Do të jap 100 % çdo herë që do futem në fushë. Më ka munguar shumë Kombëtarja.

Bare dhe Gjasula janë lojtarë shumë të fortë. Duhet të japësh 100% në stërvitje për t’i treguar trajnerit që je gati. Konkurrenca është e mirë për ekipin.

Jemi lojtarë të Kombëtares, mendojmë për ndeshjen e radhës, do të fokusohemi 100 % tek Andorra, më pas do të mendojmë për Francën.

Është gjë shumë pozitive që të jenë njerëzit afër dhe të japin një karikim të fortë. Dua t’i ftoj tifozët edhe në Elbasan ndaj Andorrës. Kemi nevojë për ta edhe në Elbasan”, u shpreh Emanuele Ndoj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN