MENU
klinika

Tërmeti tragjik

“Në nevojë jemi bashkë!”/ Rama publikon videomesazhin e Bashës

28.11.2019 - 18:26

Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë në Twitter, mesazhin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke theksuar se pavarësisht ndasive politike, në orë nevoje kombi është i bashkuar.

Rama 1

Mëngjesin e së martës ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107-vjetorin e pavarësisë një tërmet i tmerrshëm goditi vendin. Ende nuk e dimë përmasat e plotë të dëmeve, por ajo që dimë është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur jetën në rrënoja tragjikisht, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet tona janë me ata që vuajnë dhe familjet që përjetuan dhimbjen me të madhe. Ditën e pavarësisë nga zemra e kombit tonë kullon gjak, kjo që përjetuam është një kujtesë për të gjithë ne sesa e brishtë është jeta dhe sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti dhe për të përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Kemi përjetuar disa prej orëve më të vështirë, por kemi parë më të mirët e njerëzve tanë. Njerëzit u sulën për të ndihmuar pa u menduar dy herë. Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë. Me gjithë ndasitë tona, ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe dhimbsuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë, Shqipëria e njerëz me zemër të madhe dhe forcë të pashtershme. Në vend të festës së pavarësisë një komb i lënduar është i kërrusur nga humbja e jetëve. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë me dashuri për njëri tjetrin. Zoti u bekoftë” thotë  Lulzim Basha në mesazhin e tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet