Në Evropë, ka njohur suksese të njëpasnjëshme. “Toka e Lirisë”, ajo që ëndërrojnë të gjithë qytetarët e botës, mirëpret tanimë filmin “Nëntor i ftohtë”. Pas kontinentit të vjetër, si për të shuar kureshtjen për një vend të vogël në Ballkan, plot histori dhe ngjarje rrëqethëse, filmi ndalet përtej oqeanit./Konica.al
Filmi shqiptar “Nëntor i ftohtë”, nga regjisori Ismet Sijarina, do të shfaqet sot në Programin e Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul, SHBA, raportojë mediet e huaja.
“Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërtetë, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim”, – tregon regjisori.
Thuhet se filmi i regjisorit shqiptar të Kosovës, Ismet Sijarina, është një histori e fuqishme e një njeriu që sakrifikon gjithçka për familjen, ndërsa Jugosllavia po shkatërrohet (1992), shtypja e ashpër politike dhe kulturore kundër shqiptarëve në Kosovë, bëhet “politika e re” e Millosheviçit, lufta po ushton në Kroaci dhe kërcënon të përhapet në Bosnjë dhe në Kosovë.
“Nëntor i ftohtë”, do të shfaqet në Universitetin DePaul, si dëshmi historike dhe art universal, ndërsa ka si aktor kryesor Kushtrim Hoxhën.