MENU
klinika

Ja çfarë e pengon biznesin shqiptar!

Nga norma e taksave tek arsimi i dobët i punonjësve

11.11.2019 - 14:10

Banka Botërore ka publikuar anketën e sipërmarrjeve për Shqipërinë, ku mes shumë indikatorëve rezulton të jetë edhe një listë e pengesave kryesore për biznesin që operon në vendin tonë.

Lista rendit pengesat sipas zgjedhjes së vetë biznesit.

Në vend të parë, me 21.1% renditet norma e lartë e taksave. Në vend të dytë ndërkohë, ndjek informaliteti në ekonomi, me 11.3% dhe në vend të tretë trajnimi dhe arsimimi i dobët i punonjësve, me 9%.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Lista vijon më tej me transportin, korrupsionin, paqëndrueshmërinë politike, energjinë elektrike, gjykatat, licensimi i biznesit dhe në fund fara administrata tatimore. Në 7 nga 10 pengesat kryesore të të bërit biznes në vendin tonë, norma rezulton të jetë me e lartë se në vendet e Europës dhe Azisë qendrore.

Në tre të tjera ndërkohë, duket se problemi është më i vogël se në këto vende, dhe ato janë: informaliteti, paqëndrueshmëria politike dhe administrata tatimore.

Por, renditja e këtyre pengesave ndryshon sipas madhësisë së ndërmarrjes. Për ato të vogla dhe ato të mëdha, norma e taksave radhitet si problemi kryesor, ndërkohë që për bizneset e mesme, informaliteti është pengesë më e madhe.

Për bizneset e mesme dhe të mëdha ndërkohë, mungesa e edukimit të përshtatshëm të forcës së punës renditet si pengesa numër dy.