MENU
klinika

Çfarë shkruan këshilltari i tij?

NISMA-AKR drejt Kuvendit – “Pragu u kalua”

24.11.2019 - 11:30

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD, tashmë zyrtarisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Këto komente ai i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se kjo tashmë është e konfirmuar.

“Koalicioni ynë përfundimisht u konfirmua si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit më shumë se 42 mijë qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo’s capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country’s new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ndryshe, sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të PZAP-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.