MENU
klinika

Foto

Një Fier ndryshe, rehabilitohet lumi Gjanica

06.11.2019 - 14:49

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve për rehabilitimi i lumit Gjanica dhe rikonceptimin e sheshit qendror të qytetit të Fierit.

“Aktualisht fokusi është në realizimin e trotuareve dhe lulishteve në anën lindore të lumit Gjanica ose para Kishës Katolike, si dhe në anën perëndimore.

Gjithashtu në rrugën “Ferro Fetahu”, po punohet tek ura e re, konkretisht me lidhjen e hekurave dhe me realizimin e soletës. Sheshi qendror është nyja lidhëse e rrugëve të brendshme të qytetit.

Ndërtimi i urave të reja, (për këmbësorët dhe automjetet) parkimit nëntokësor, rinovimi i fasadave, parqet e reja, punimet e gjelbërimit dhe ndriçimit etj, po transformojnë tërësisht këtë hapësirë, duke i ofruar qytetit të Fierit një qendër të re, me konceptin kryesor në shërbim të komunitetit” shkruhet në njoftimin e FSHZH-së.

Kryerja e studimeve paraprake të fizibilitetit, monitorimi i vazhdueshëm në zbatim, si dhe mirëmbajtja në vazhdimësi janë procese, të cilat do të mundësojnë një zgjidhje afagjatë, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së kësaj zone, për të lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe trafikun.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!