MENU
klinika

Eksploziv dibranit

Një vit më parë i vranë djalin, sot tritol në shtëpi

08.11.2019 - 14:54

Në orët e para të ditës së sotme i është vendosur një sasi eksploziv në derën e shtëpisë biznesmenit Gazmir Kosiqi në Maqellarë.

Nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka të lënduar në njerëz fatmirësisht, por vetëm dëme materiale.

Pas njoftimit grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe zbuluar autorët. Por kush është Gazmir Kosiqi?

Një vit më parë atij i vranë djalin me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega.

Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij.

Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.