Merkel kujton shpesh se dikur, kur ishte nxënëse në Gjermaninë Lindore, iu dha urdhër të hidheshin nga një bord zhytjeje tre metra i gjatë gjatë një mësimi sporti.Ajo ngriu, në pamundësi për të bërë kërcimin. Vetëm në fund të orës së mësimit, ajo më në fund e zhyti kokën në ujë. Kancelares i pëlqen ta tregojë historinë.
Mësimi është ky: ajo është e kujdesshme, dhe merr vendimin e duhur në fund.
Kjo metodë është përdorur gjatë gjithë karrierës së saj, e cila arriti 14 vjet javën e kaluar. Merkel shpesh, megjithëse jo gjithmonë, ka marrë vendime të mira: mbështetja për anëtarësimin e Greqisë në eurozonë, për shembull, ose mbajtjen e kufijve të vendit të hapur gjatë krizës së refugjatëve të 2015. Por zakonisht ajo e ka bërë këtë në momentin e fundit.
Kjo metodë madje ka bërë që të përdoret termi zhargon “merkeln”, që do të thotë të diskutosh e të vonohesh shumë për të bërë një zgjedhje.
Merkel ka përjashtuar kandidimin për një mandat të pestë në zgjedhjet e ardhshme federale gjermane, të cilat janë planifikuar për 2021. Kjo shtron pyetjen: kush do e pasojë atë?
Ursula von der Leyen, dikur vlerësohej si “princesha e kurorës”, dhe tani është bërë president e Komisionit Europian.
Besnikët e tjerë të Merkelit si Ministri i Biznesit, Peter Altmaier e kanë lënë rrugën të hapur për Annegret Kramp-Karrenbauer, ministren e mbrojtjes së Gjermanisë.
Pasardhësi i Merkel, do të ketë një boshllëk të madh për të mbushur. Dhe do të ketë një përgjegjësi për të ndryshuar, ose mos ndryshuar, drejtimin e Gjermanisë, dhe bashkë me të, edhe të Evropës.
Merkel është një figurë kolosale politike: udhëheqësja më e njohur e Evropës, me mençuri dhe përvojë të akumuluar, një grua, veprimi dhe mosveprimi i së cilës ka krijuar Gjermaninë e sotme. Ajo që vjen pas është saj po aq e rëndësishme, sa dhe e pasigurt.