MENU
klinika

"Shkodra si Republikë më vete"

Nuk festohet dita e çlirimit/ Veteranët kundër Ademit

20.11.2019 - 13:05

Veteranët e LANÇ në Shkodër kanë dalë kundër kryebashkiakes Voltana Ademi.

Sipas tyre ka përjashtuar festën e Çlirimit të Shqipërisë nga kalendari zyrtar i festave të nëntorit në Shkodër.Kreu i LANÇ Shkodër, Zamir Llazani, tha se Ademi me këtë gjest po krijon Shkodrën si Republikë me vete.

“Jemi të indinjuar për përjashtimin nga bashkia Shkodër e 75 vjetorit të Çlirimit. Me këtë gjest bashkia Shkodër ka dalë si një Republike më vete duke mos parashikuar asgjë për festën e Çlirimit. Ademi mund të mos e festojë privatisht por ka përgjegjësi kushtetuese.

Ne do ta festojmë me forcat tona por kjo që ka bërë na duket e çuditshme dhe e papranueshme”,- tha Llazani për mediat shqiptare.