MENU
klinika

Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja

“Nuk jam unë shënjestra e atentatit”

02.11.2019 - 09:56

Prokurori Arjan Ndoja, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit ku mbeti i plagosur së bashku me Andi Malokun dhe Aleksandër Lahon, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi.

Ndoja ka pranuar se ka drekuar në një restorant të plazhit me Lahon ku dhe janë takuar për të udhëtuar më pas drejt kryeqytetit.

Po te mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë, një automjet i ka qëlluar me breshëri nga prapa duke i plagosur të tre personat që ndodheshin në mjet.

Deri tani është marrë vetëm dëshmia e prokurorit Ndoja që mohon të jetë shënjestra e atentatit, ndërkohë që Laho i dmëtuar rëndë në pjesën e nofullës nga një plumb e ka të pamundur dhënien e dëshmisë.

Gjendja e rënduar shëndetësore e A.Malokut që ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e bën gjithashtu të pamundur marrjen e dëshmisë së tij.

Në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen janë shoqëruar disa persona, si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e plazhit ku Ndoja dhe Muharremi/Laho kanë drekuar dhe janë larguar së bashku prej andej me të njëjtin automjet, atë të Ndojës, edhe pse në lokal nuk kanë shkuar së bashku.