MENU
klinika

Formula 1

Nuk ka surprizë në USA, Hamilton kampion bote!

03.11.2019 - 21:47

Ashtu siç pritej, piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shpallur kampion bote për vitin 2019, i gjashti në karrierë, vetëm 1 titull larg Michael Schumacher.

Pilotit britanik do t’i mjaftonte edhe vendi i tetë nëse Bottas zinte vendin e parë për t’u shpallur matematikisht kampion, por Hamilton nuk kënaqet me kaq dhe në fund renditet i dyti, teksa u parakalua në fund pikërisht nga Bottas, që triumfin në pistën e Austin të USA.

Një ditë e keqe për Sebastian Vettel, që në xhiron e nëntë pati probleme me makinën dhe utërhoq. Edhe Leclerc nuk ka la gjurmë, teksa u rendit i katërti, ndërsa në vendin e tretë u rendit Verstapen.

Ferrari nuk po arrin të shkëlqejë si dikur dhe pret sezonin e ri për të bërë ndryshimet e nevojshme, për të pasur një makinë kompetitive dhe konkurruese. Mbeten edhe dy gara për këtë vit, ajo e Brazilit dhe e Emirateve të Bashkuara Arabe.