MENU
klinika

Regjistrohen lëkundje të tjera

Nuk mbarojnë pasgoditjet, tërmetet godasin sërish

26.11.2019 - 08:43

Nuk kanë të mbaruar pasgoditjet e tërmetit.

Të tjera lëkundje janë regjistruar pak çaste më parë, me intensitet më të vogël, e që zgjatën vetëm pak sekonda.

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për jetë të humbura.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.