MENU
klinika

Galeria unikale në Ballkan

Omer Kaleshi ekspozitë në Kryegjyshatë

22.11.2019 - 18:20

       Piktori shqiptar me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë, që banon prej 50 vjetësh në Paris, vjen në Tiranë për të shënuar një ngjarje të re në kulturën dhe traditën shqiptare.

Me një ekspozitë unikale, Omer Kaleshi çel të parën galeri arti brenda një institucioni fetar në Shqipëri. Galeria do të mbajë edhe emrin e tij dhe aty do të qëndrojnë edhe pikturat që u ekspozuan këtë mërkurë, pranë Muzeut në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë

Një nga këto lëvizje shpirtërore është edhe nisma dhe gjesti shumë i madh i piktorit Omer Kaleshi, i cili krijon një galeri unikale në gjithë Shqipërinë, e ndoshta në Ballkan, që lidhet me një koleksion portretesh të tij, të një arti të veçantë.”, – tha shkrimtari dhe studiuesi, Moikom Zeqo.

Mesazhi që përmes veprave, Omer Kaleshi përcjell lidhet drejtpërdrejt me frenimin e paragjykimeve dhe dallimeve përkatëisë sipas fetare, etnike apo kombëtare.

“Do të kthehem në Paris shumë i kënaqur, qysh u bë kjo galeri në një vend shumë të mirë, edhe shumë mirë.”,- tha piktori i njohur, Omer Kaleshi.

Baba Mondi e cilësoi ditën e çeljes së galerisë “Omer Kaleshi” në institucionin fetar, si një ditë historike për bektashizmin, që i hap rrugë krijimtarisë artistike. “E falënderoj nga zemra që një piktor kaq i madh bëri një vepër kaq bamirëse për bektashizmin”, – tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj, kryegjysh i bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan.

I pyetur se, sipas besimtarëve myslimanë është menduar se piktura, fotografia apo skulptura janë të ndalura, Baba Mondi shprehet se në këtë rast bëhet fjalë për një keqinterpretim të udhëzimeve fetare:

Nuk ndalen në asnjë vend të botës nuk ndalet, as në fenë islame, por në faltore nuk lejohet. Kjo nuk është faltore, është muze, prandaj lejohet dhe fotografia edhe piktura. Siç mbajnë ne edhe fotografitë e gjyshes, gjyshit apo familjarëve tanë. ashtu mbajnë edhe ne skulpturat dhe pikturat e këtyre shenjtorëve tanë. Ne nuk duhet të keqpërdorim thëniet e tij, e të Kuranit që janë një buti drite për të gjithë njerëzimin.” – tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Bektashinjve.

Duke jetuar në mjedise multikulturore nga Maqedonia, në Turqi, e më pas në Paris, Omer Kaleshi njihet si piktori i “dramës ballkanike” dhe i kokave të dervishëve të Ballkanit

I njohur për larminë e shpeshtë të tematikës në veprat e tij, Omer Kaleshi mbetet piktori që ngërthen në artin e tij tradicionalen, moderne dhe mesazhin universal. Ai është autor i ciklit prej pesëqind portretesh, ndërsa ka ekspozuar gjatë jetës së tij në galeritë prestigjioze parisiene, si dhe në shumë qytete të tjera të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit