MENU
klinika

Atentati ndaj prokurorit

Operacione në Lushnje dhe Vlorë për kapjen e bashkëpunëtorëve të Rrajës

07.11.2019 - 22:22

Mbrëmjen e kësaj të enjtje është ndërmarrë një operacion në Vlorë dhe Lushnje, pasi dyshohet se në këto qytete fshihet dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja 6 ditë më parë.

Bëhet me dije se në këtë operacion po marrin pjesë Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana.

Referuar të njëjtave burime është ushtruar kontroll edhe në banesën e Julian Sulo, i njohur si “Juli Pashako”, por nuk është gjetur aty.

Dyshohet se ” Juli Pashakos” mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në mënyrë direkte në atentatin ndaj prokurorit.

Siç u paralajmërua më herët, mësohet se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Rrjedan Rraja, tashmë i arrestuar, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim.