MENU
klinika

Koka e bandës 1 shqiptar

Operacioni policor, sekuestrohen1 kg kokainë, 17 mijë euro e makina

02.11.2019 - 15:58

Policia greke ka zhvilluar një operacion anti drogë duke goditur një grup kriminal, koka e të cilit ishte një shtetas shqiptar.

Sipas burimeve nga policia greke, operacioni po zhvillohet në Athinë dhe Axaia, ku janë sekuestruar 1.1 kg kokainë, 17 mijë euro, 7 celularë dhe disa automjet.

Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë 35 dhe 42 vjeç dhe një shtetas grek 70 vjeç. Kreu i grupit sipas policisë ishte shqiptari 42-vjeçar.
Policia vijon hetimet dhe kontrollet në objekte të tjera.