MENU
klinika

Mi watch

Ora e zgjuar e Xiaomi ngjan me atë të Apple, por kushton shumë më pak

06.11.2019 - 19:07

Mi Watch është ora e parë e zgjuar, që e ka lançuar Xiaomi për tregun kinez.

Derisa ngjanë shumë me Apple Watch ka çmim duke filluar nga 360 euro, ora e zgjuar nga Xiaomi ka çmim më të lirë pasi kushton 167 euro.

Ashtu si Apple Watch, Mi Watch ka një kurorë të vetme në një trup katror me qoshe të rrumbullakosura. Me 1.78 inç në diagonale, ekrani AMOLED është i njëjtë sikur i Apple me 44 milimetra.

Brenda Mi Watch është procesori Qualcomm Snapdragon Wear 3100, një GB RAM dhe tetë GB për ruajtje dhe bateri 570mAH që zgjatë deri në 36 orë.

Në këtë orë të zgjuar nga Xiaomi mund të vendoset edhe kartela SIM, të bëhet lidhje me 4G, Wifi dhe Bluetooth. GPS dhe NFC janë gjithashtu të integruara, ndërsa me mikrofon dhe dëgjuese, mund të pranohen dhe të bëhen telefonata.

Kjo orë e zgjuar nga Xiaomi, nuk mundëson të mbledhjen të dhëna rreth shëndetit, monitorimi i gjumit, apo edhe lehtësira tjera si Apple Watch, por Mi Watch ka rezolucion të lartë, është praktik në përdorim dhe shumë e mirë.