MENU
klinika

Mesazhi për palët politike

Kriza në Shqipëri, Palmer apelon për zgjidhjen e vetme

08.11.2019 - 13:37

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, apeloi sërish për dialog mes palëve, në samitin e Davos, si mënyrë të vetme për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”– tha Palmer.

“Do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”– theksoi më tej ai.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka rënë dakord që administrata zgjedhore të mos zgjidhet nga politika si dhe të ketë një riformatim të KQZ.

PS vijon të jetë në pritje të propozimeve të PD për adresimin e rekomandimeve të ODIHR për reformën zgjedhore.

Deri në fund të nëntorit propozimet për ndryshimin e sistemit do të jenë gati.