Çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2019” u ndan sot në Pallatin e Kongreseve.
Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve, cilëson finalizimin e këtyre çmimeve, një punë të gjatë ku janë lexuar shumë vepra të reja. Juria e Panairit të këtij viti, e kryesuar nga Lili Sula (shefe e departamentit të letërsisë në FHF në UT), ka zgjedhur, si “Autor të Vitit”, Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”.
Zgjidhet “Autori i Vitit”, shkrimtari Besnik Mustafaj, me motivacionin: “Për përshkrimin plot realizëm dhe ironi të hollë të një periudhe dramatike ende të pranishme edhe të gjallë në mendjet njerëzore”.
“E konsideroj këtë çmim si një konfirmim të drejtësisë, për ta lënë politikën edhe për t’iu përkushtuar letërsisë”, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj.
“Përkthyesi i vitit” u zgjodh Korab Hoxha, për përkthimin e botimit me poezi “Tetori ne vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva me motivacionin: “Forca e mrekullueshme e mesazheve politike edhe filozofike të njërit prej zërave më të rëndësishme të letërsisë botërore të shekullit është përcjellë në mënyrë mjeshtërore edhe me një shqipe të pasur pa humbje në origjinalitetin edhe bukurin e vargut”.
Me çmimin e “Prozës memoristike” në Panairin e Librit u vlerësua autori Lekë Tasi për veprën “Grabjani rrëzë kodrave” me motivacionin: “Për sensibilitetin edhe mesazhin e prozës së tij në përshkrimin plot vërtetësi tronditëse të njerëzve dhe ngjarjeve përmes shquarjes së njerëzores në mes të territ të diktaturës”
Çmimi i posaçëm për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” e Milan Kunderës.
Juria përbëhej nga 5 anëtarë: Lili Sula, pedagoge në UT, Shefe e Departamentit të Letërsisë (Kryetare e Jurisë), Agim Baçi – kritik letrar, Parid Teferiçi – përkthyes, Adriatike Lami – shkrimtare dhe Agim Doksani – përkthyes, për afro 3 muaj është mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira.
Panairi i Librit mbyllet ditën e diel ora 21.00.