MENU
klinika

Mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë

Panik në Durrës, tërmeti dëmton spitalin

28.11.2019 - 12:14

Një tjetër lëkundje e fortë ka tronditur këtë mesditë Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

Mjekët janë parë duke dalë me vrap jashtë, si dhe spitali ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmeti.

Raportohet se ka persona të lënduar dhe të traumatizuar, ku kanë lënë ambientet edhe personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.