MENU
klinika

"Nuk kriminalizon blasfeminë"

Përplasja/ Parlamenti grek i del kundër Kishës Ortodokse

14.11.2019 - 10:35

Kisha Ortodokse greke, një institucion me shumë peshë në shoqëri, edhe pse tashmë nuk është pjesë e shtetit si dikur, i ka propozuar Parlamentit me shumicë konservatore që të fusë në Kodin Penal blasfeminë, pra të dënojë ata që tentojnë të trashin zullumin me gjerat që konsiderohen të shenjta.

Por ka qenë vetë qeveria e Nea Demokratia, e cila ka marrëdhënie të afërta me Kishën që nuk ka pranuar këtë, duke deklaruar se feja duhet të qëndrojë larg shtetit.

Siç raporton Asociatet Presss, Ministri i Drejtësisë Costas Cijaras tha se projektligji për të cilin u debatua në parlament ishte hequr, duke kujtuar se propozimi i blasfemisë parashikonte deri në dy vjet burg.

Projekt-ligji ka marrë shumë kritika. “Vetëm shtetet fondamentaliste në Azi dhe Lindjen e Mesme kanë ligje të tilla,” tha një nga deputetët kryesorë të opozitës Spiros Lapas.

AP thekson se Kisha Ortodokse Greke mbështeti këtë projektligj, me vlerësimin se “do të ndihmonte në ruajtjen e ndjenjave fetare të besimtarëve”.

Konica.al