MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Partizani mposht Laçin dhe nis arratisjen në krye

25.11.2019 - 20:07

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 13-të mes Partizanit dhe Laçit. Të Kuqtë fitojnë 1-0 ndaj kurbinasve dhe shkëputen në krye të renditjes me 4 pikë nga vendi i dytë.

Partizani ka shënuar në pjesën e parë me Asanin në minutën e 26-të dhe të kuqtë kanë mbyllur 45 minutat e para në avantazhin 1-0.

Partizani  ka luajtur më mirë, përveç avantazhit, ka pasur edhe raste të tjera, ku mund të përmendim shtyllën e Çinarit. Por edhe kurbinasit kanë pasur një rast të pastër, ku shpëtimtar u bë portieri Hoxha.

Edhe pjesa e dytë ka pasur ritëm të kënaqshëm, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar. Në fund, Partizani është mbrojtur mirë, duke marrë 3 pikë të vlefshme.

PARTIZANI-LAÇI 1-0

26′ Asani

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Trashi, Boldor, Belica, Telushi, Broja, Cordeiro (87′ Bitri), Asani (77′ Romero), Çinari, Bardhi (71′ Solomon). Trajner: Franco Lerda

Laçi: Stazhilla, Trokthi (77′ Berisha), Turkaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha (86′ Malçi), Teko, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Kartonë të verdhë: Bardhi, Asani / Trokthi, Turkaj, Domgjoni, Nuabueze

Gjyqtar: Laver Alla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN