MENU
klinika

“Udhëtimit i erdhi fundi”

Pas 13 vitesh në ekran, mbyllet emisioni i njohur

08.11.2019 - 17:46

Pas 13 vitesh në ekran, emisioni satirik “Bypass Show”  është mbyllur.

Lajmi e ka bërë të ditur stafi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ata tregojnë se si çdo gjëje në këtë botë edhe udhëtimit të tyre i erdhi fundi.

kolana e librave

“Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt.

Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot “Bypass Show” nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!’ shkruhet në postim.

Ky emision ka qenë në autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit, Agim Bajko.

Video e frikshme/ “Shpresoj të mos vdes”

Reperi kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve të klipit

" Nuk bën ndryshim në jetën time..."

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana tregon të vërtetat

Katër vite pas prishjes së shoqërisë

Albana i shkruan mesazhin më të bukur Eneda Tarifës

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”

Artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit