MENU
klinika

Vizita e presidentit francez

Pas “grindjeve” me evropianët, Macron kthehet nga Kina?!

04.11.2019 - 17:36

Presidenti francez Emmanuel Macron do të kërkojë që Kina të japë premtime për t’u dhënë më shumë akses kompanive të huaja, thane këshilltarët përpara ardhjes së tij në Shanghai për një panair gjigand të importit.

Macron, do të marrë pjesë në këtë panair së bashku me zyrtarë të tjerë evropianë, përfshirë komisionerin e ardhshëm të tregtisë në BE, Phil Hogan.

“Meqenëse ky panair do të tregojë gatishmërinë e Kinës, le të kërkojmë përparim në marrëveshjet BE-Kinë,” shtoi këshilltari.

Macron do të udhëtojë me një delegacion biznesi prej 30 kompanish. Ai do të kërkojë qasje më të madhe në fushat e financave dhe hapësirës ajrore, si dhe më pak kufizime të eksportit për shpendët francezë.

Kina ka kohë që është akuzuar nga perëndimorët për praktikat e padrejta të tregtisë.

Kjo ka çuar në mosmarrëveshje në veçanti me Shtetet e Bashkuara, e cila ka ulur tarifat për eksportet kineze. Këshilltari francez tha që Uashingtoni kishte të drejtë të nxiste një sjellje më të mirë nga kinezët, edhe nëse Franca nuk i mbështet domosdoshmërisht lëvizjet tregtare të Presidentit Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë pyetjet e duhura, por jo domosdoshmërisht kanë përgjigjet e duhura,” tha këshilltari francez.

Presidenti francez do të vizitojë Kinën për herë të dytë që nga marrja e detyrës. Gjatë udhëtimit të tij të fundit vitin e kaluar, ai tha se projekti “Rruga e Re e Mëndafshtë” për të zhvilluar infrastrukturën e tregtisë globale nuk duhet të jetë investim i njëanshëm.

Macron është interesuar që vendet e BE-së, të cilat negociojnë marrëveshjet tregtare si bllok, të tregojnë një front të bashkuar politik kundrejt Pekinit.

Kur Presidenti Xi Jinping erdhi në Paris në Mars, Macron ftoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe shefin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në pallatin Elysee.

Eksportet e Gjermanisë në Kinë përbëjnë gati gjysmën e totalit të BE-së dhe katër herë më shumë sesa ato të Francës.

Demonstrimi i unitetit është “i rëndësishëm, sepse ne e dimë se si evropianët në të kaluarën, e kanë lënë Kinën të mendojë se jemi të përçarë”, tha këshilltari.