MENU
klinika

Rrëfimi i Andi Lilës

“Pas ndeshjes në Beograd, nuk dilja në rrugë…”

07.11.2019 - 17:38

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare që tani është pjesë e Tiranës, Andi Lila, është rrëfyer në emisionin “Glamour Zone” të Tv Ora, duke zbuluar edhe pjesë nga jeta private.

Lila flet për pjesën e të ardhurave si futbollist, disa momente të veçanta me fëmijët, por edhe për lidhjen për më shumë se 15 vite me bashkëshorten e tij.

LËVIZJET – “Karriera si futbollist na detyron të shëtisim nëpër shumë vende. Unë jam lindur e rritur në Shqipëri, dhe karriera ka një limit, normale që do kthehesha.

Ka edhe të mira edhe të këqija të lëvizësh, por unë mendoj që të sjell një eksperiencë timen, për këto vite që kam qenë jashtë. Të ecim më përpara në futboll.”

SINDIKATA – “Për momentin sapo kemi krijuar Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë, pasi nuk ekzistonte një bashkim për futbollistët, që ata të adresonin hallet e tyre.

Mendimi për të krijuar situatën, lindi në 2015, kur luaja te Parma. Në atë kohë nuk isha i mbrojtur, sepse nuk e dija që isha i mbrojtur nga Sindikata Italiane. Italianët më mbrojtën, më rregulluan disa gjëra, por aty më lindi ideja që të ndihmoj në Shqipëri.”

andi lila dhe Elseid Hysaj

TË ARDHURAT – “Nuk krahasohemi me Messin apo Ronaldon, por me punën që dashuroj, mbaj edhe familjen. Futbolli të jep benefite, të ndihmon edhe nga ana ekonomike e sociale. Por, ndonjëherë nuk është vetëm ana ekonomike.

Unë e mendoj veten të pasur, sepse kam familjen, dy fëmijët, prindërit. Ata janë pasuria ime më e madhe. Jam i kënaqur. Kjo është ideja. Një futbollist shqiptar që ka luajtur jashtë, ka të ardhura të mira. Në Shqipëri, ka që janë mirë, por ka edhe me probleme.

konica sportkonica sport mobile

Kudo që të jesh, ti do e bësh jetën siç e mendon. Edhe Ronaldo apo Messi, nuk bëjnë çdo ditë jetë luksi. Futbollistët nuk kanë shumë pushime. Kanë ndeshje, udhëtime. Ka vetëm punë. Vetëm qershorin kanë pushim.”

andi lila baba
andi lila baba

KOHA E LIRË –Tani që jam rikthyer në Shqipëri, kam një dëmtim, dhe kam më shumë kohë të lirë. Por, kur kam qenë në Greqi, ka qenë më e kontrolluar jeta. Vetëm shtëpi, ndeshje.

Këtë periudhë jam marrë me Sindikatën, kam takuar shumë lojtarë. Shumë zgjidhje do japim. Unë jam nga ai tipi që i hap punë edhe vetes. Normalisht, të merr malli kur ke grumbullime. Ndonjëherë mendoja që ta lija fare futbollin, por tani, një nga motivet për të luajtur, është djali.

FËMIJËT – “Djali vazhdon rritet, por mezi e prisnim, pasi ishte fëmija i parë. Vajza ishte e planifikuar, dhe ditën që lindi, më 11 tetor, ne kishim miqësore me Kombëtaren një ditë më herët. Trajner ishte Panucci, i mora leje se do ikja në Greqi. Gruaja më priti dhe lindi kur shkova unë.”

LIDHJA ME BASHKËSHORTEN – “Unë nuk e mbaj mend veten vetëm. Kemi mbi 15 vite bashkë, që në gjimnaz në Kavajë. Në atë kohë u përjashtova nga shkolla prej mungesave, sepse kisha edhe grumbullime me Kombëtaret, por më mirë, sepse u riktheva një vit më pas dhe u njoha me bashkëshorten.

Jemi të lumtur dhe duhemi shumë. Kemi dy fëmijë, mirëkuptim, edhe debate disa herë. Debatojmë për mungesën time në shtëpi. Xhelozi? Normale, ka edhe xhelozi, sepse pa të nuk ka as dashuri. Por, jo në përmasa të mëdha.

Pas ndeshjes në Beograd me Serbinë, me zor dilja në rrugë. Ishte historike, dhe ishte problem për të, pasi më kërkonin fotografi apo autografe. Sekreti i martesës është mirëkuptimi. Nuk e mendoj dot veten pa Ornelën.”