MENU
klinika

PS zgjedh sot delegatët e Kongresit

“Për herë të parë testohet në vend votimi elektronik dhe online”

16.11.2019 - 08:49

Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e Kongresit në një proces votimi që ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00 dhe sipas parimit një anëtar një votë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha se janë 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin që do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave për 706 delegatët e Kongresit. Po kështu ai tha se për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online.

“Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë do të ketë votim elektronik”, tha Peza. Ndërkohë mësohet se 47% e kandidatëve janë gra.