MENU
klinika

Dikur vetë përfaqësuese e Shqipërisë

Për Juliana Pashën kjo është kënga më e mirë në Eurovision

24.11.2019 - 19:42

Pasditen e sotme këngëtarja e njohur Juliana Pasha ishte e ftuar në emisionin “E Diell”.

Në një intervistë të gjatë, ku foli për jetën personale, marrëdhënien me kolegët dhe eksperiencat televizive,  ndër të tjerash ajo veçoi këngën e saj të preferuar ndër vite në Eurovision.

Juliana u shpreh se për shijet e saj personale, Eugent Bushpepa ka qenë më i miri ndër vite dhe performanca e tij i ka pëlqyer shumë.

Kujtojmë se Eugenti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” vitin e kaluar me këngën “Mall”.