MENU
klinika

Krisje mes yjeve

Përçahet Barcelona, Messi nuk flet me Griezmann

08.11.2019 - 15:35

Kampionët e Spanjës kanë problem dhe kjo jo vetëm në aspetin sportive. Barcelona humbi kundër Levantes me rezultatin 3-1, ndërsa barazoi 0-0 kundër Slavias së Pragues në Champions Leagues.

Trajneri Ernesto Valverde është me një këmbë jashtë Camp Nou, por tani ka probleme dhe mes lojtarëve. Marrëdhënia ndërmjet Lionel Messit dhe Antonie Griezmannit është e akullt.

Ata nuk kanë komunikim mes tyre dhe kjo po ndikon dhe në rezultatet e ekipit. El Chiringuito ka publikuar lajmin dhe tregon arsyen se pse po ndodh diçka e tillë.

Argjentinasi nuk e ka mirëpritur francezin dhe për faktin se dëshironte të rikthente Neymar në Spanjë. Kampioni i botës nuk ka gjetur ende veten me ekipin e Barcelonës dhe ftohtësia me kapitenin ndikon.

“Nuk flasim shpesh me Messin”, – pranoi ylli i merkatos para pak kohësh. Ai është treguar i sinqertë dhe gjithçka është e qartë, pasi në fushë ku nuk ka komunikim mes të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN