MENU
klinika

Zbulohet çfarë diskutuan me Lulzim Bashën

Përfundon takimi, 90 minuta ambasadorët në selinë blu

12.11.2019 - 18:17

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me diplomatët e SHBA, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian.

Ky takim i kryeopozitarit Lulzim Basha me ambasadorët ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zbulohet se tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe  situata politike në tërësi.

Në selinë e PD-së ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.