MENU
klinika

Pararendës i hershëm i Rilindjes

“Përmasa europiane e Pjetër Bogdanit”

21.11.2019 - 18:15

       Teksa shënohet 330-vjetori i kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, në Tiranë u organizua simpoziumi shkencor “Përmasa europiane e Pjetër Bogdanit”.

Akademia e Studimeve Albanologjike përmes personaliteteve të letrave shqipe solli në vëmendje edhe njëherë, pas 3 shekujsh, kontributin e vyer të një prej klerikëve që identitetin kombëtar e vuri mbi fenë dhe çdo tjetër që i përkiste atij.

 

Me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme kishtare, atdhetare e politike 40-vjeçare, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e tij teologjike “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdani konsiderohet si kultivues e ndriçues i ndërgjegjes shqiptare dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes Kombëtare.

Më 6 dhjetor 1689, Pjetër Bogdani ndërroi jetë në Prishtinë nga epidemia e murtajës. Ai është një personaliteti i shquar i Kishës, kombit dhe kulturës shqiptare.

 

Imzot Pjetër Bogdani, shquhet jo vetëm si meshtar e ipeshkëv i madh, por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të çmueshëm në përpjekje për çlirimin e popullit dhe vendit nga zgjedha osmane, si dhe për zhvillimin e përparimin e kulturës së shqiptarëve.