MENU
klinika

Premier League, java 13

Përmbys City, Chelsea thyhet pas 6 fitoreve

23.11.2019 - 20:25

Manchester City ka lënë pas humbjen me Liverpool dhe është kthyer menjëherë të fitorja, duke mposhtur 2-1 Chelsean në “Etihad”. Një sukses që mban ekipin e Guardiolas në vendin e tretë.

Pavarësisht ritmit të lartë të vendasve, janë miqtë ata që kalojnë të parët në avanatazh. Kovacic jep një asist perfekt për Kante, që nuk fal në 21’ dhe 0-1.

Megjithatë, kampionët në fuqi nuk stepen dhe goli i barazimit vjen shpejt, kur De Bruyne në 29’ realizon një gol të bukur. City nuk ndal hovin dhe në 37’ vjen goli i avantazhit me anë të Mahrez.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, njësoj si e para, me raste të shumta, sidomos të vendasve, por nuk ishte e thënë të kishte gol. Gjithsesi, në fund feston Manchester City, Chelsea thyhet pas 6 fitoreve radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN