MENU
klinika

Në dy dekada, papunësia më e ulta

Përmirësohen sektorët kryesorë të ekonomisë

04.11.2019 - 12:38

Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit, për shkak të disa faktorëve të luhatshëm dhe të përkohshëm, sektorët kryesorë të ekonomisë vazhdojnë të përmirësohen.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi të hënën gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet Akti Normativ se ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike se ai i parashikuar për këtë vit ka rritur përgjegjshmërinë për të pare ritmin e rritjes së këtij viti duke e korrigjuar në 3.4%.

Denaj tha se sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti janë industria nxjerrëse e përpunuese përveç energjisë elektrike me 15.6% rritje, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje, ajo e prodhimit të produkteve të drurit dhe letrës me 15% rritje. Rritje të qenësishme që varion nga 4.8-13.9% pati në pjesën më të madhe të sektorit të shërbimeve”, deklaroi Denaj.

Ndër sektorët që sipas ministres Denaj kanë shënuar performance të ulët janë ai i energjisë elektrike dhe ai i argëtimit dhe shlodhjes ku bëjnë pjesë lojërat e fatit me minus 1.6%, krahasuar me një vit më parë.

Rritja në gjysmën e parë të vitit është gjeneruar nga rritja e kërkesës së brendshme specifikisht nga konsumi si dhe nga eksportet neto të shërbimeve, të cilat reflektojnë një performance mjaft të mirë të turizmit.

Akti Normativ sipas Denajt, do t’i japë zgjidhje disa problematikave të hasura gjatë implementimit të deritanishëm të buxhetit të shtetit, duke ruajtur të pandryshuar nivelin e planifikuar të parametrave kryesorë makroekonomikë, por duke garantuar financimin e nevojave të pushtetit vendor, garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit për përballimin optimal të situatës emergjente, si dhe rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve publike nëpërmjet rialokimeve mes zërave të shpenzimeve.

“Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar, ndërkohë që të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit pësojnë sistemime të vogla mes zërave, efekt ky neutral për buxhetin e shtetit”, tha Denaj.

Duke folur për treguesit ekonomikë të 9-mujorit 2019, Denaj tha se “dëshmojnë qëndrueshmërinë e financave publike dhe konsolidimit fiskal”.

“Papunësia është ulur nën nivelin 12%, më i ulëti në dy dekada. Punësimi është rritur me 3.3%. Stabiliteti financiar dhe kreditimi i ekonomisë vazhdojnë të përmirësohen. Kreditë me probleme janë ulur në nivelin 11% nga 24% që ishte 2 vite më parë. Realizimi i buxhetit mbetet në përputhje me objektivat. Të ardhurat në total janë 3.7% më shumë se në 9-mujorin e një vit imë parë. Të ardhurat nga doganat janë 2.5% më shumë dhe të ardhurat nga tatimet 4.6% më shumë”, deklaroi Denaj.