MENU
klinika

Keni yndyrna të larta në gjak?

Përzierja e këtyre erëzave vepron më shpejt se ilaçet

10.11.2019 - 21:22

Edhe pse janë bërë një numër i konsiderueshëm studimesh për erëzat e veçanta, pak prej tyre kanë hedhur dritë për rritjen e konsumimit të erëzave në përgjithësi.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, krahasoi efektet që ka një vakt mish pule me yndyrë me dhe pa përzierjen e bimëve aromatike dhe erëzave. Bimët aromatike dhe erëzat u zgjodhën gramë për gramë, sepse ato kanë më shumë antioksidues se çdo grup tjetër ushqimor.

Nuk ishte aspak për t’u çuditur që njerëzit në grupin ku u përdorën erëzat, patën dyfishim të fuqisë antioksiduese në gjak, krahasuar me pjesëmarrësit në grupin që nuk përdori erëza. Madje, grupi i parë përfundoi me 30 për qind më pak yndyrë (trigliceride) në gjak pas vaktit dhe përmirësim të ndjeshmërisë së insulinës.

Studiuesit dolën në përfundimin se përfshirja e erëzave në dietën ditore, mund të ndihmojë në normalizimin dhe kontrollin e shqetësimeve postprandiale (pas ngrënies) të glukozës (sheqerit) dhe lipideve (yndyrat) duke nxitur mbrojtjen antioksiduese.

  • Po përse duhet t’i përjetojmë këto shqetësime?

Ky studim më kujton ata që thonë se, nëse duhanpirësit konsumojnë zarzavateve, janë të mbrojtur nga kanceri. Por kjo nuk është zgjidhje, atyre u duhet thënë të lënë duhanin. Sigurisht, ata mund t’i bëjnë të dyja, dhe në kontekstin e studimit të erëzave, do të thotë adoptim i një diete bimore të pasur në antioksidues, e cila mund t’u ofrojë më të mirën e të dyja botëve.

Disa nga përzierjet e mia të preferuara, janë erëzat e kungullit, kërri pluhur, speci djegës, erëzat kineze, një përzierje indiane erëzash e quajtur “garam masala”, një përzierje etiopiane e quajtur “berberë”, erëzat italiane, erëzat e mishit të pulës dhe një përzierje e Lindjes së Mesme e quajtur “za’atar”.

Përzierja e erëzave është një mënyrë e përshtatshme për të siguruar një balancë shijesh ndërkohë që rrisni konsumimin e tyre, por sigurohuni që këto përzierje të jenë pa kripë.