MENU
klinika

Njoftimin zyrtar

Pezullim i mësimit/ Reagon Besa Shahini: Ja kur vendosim për rifillim

29.11.2019 - 20:00

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka përgënjeshtruar një lajm për pezullimin e mësimit deri më 9 dhjetor për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet.

Në një postim në “Facebook”, Shahini shkruan se njoftimi zyrtar për rifillimin e mësimit do e bëjë pasi të mbyllen analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. Ajo kërkon të mos merren në konsideratë lajmet e rreme.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini.