MENU
klinika

"Mazhoranca do të kap..."

“Plan kriminal”/ Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, flet Basha

15.11.2019 - 19:42

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë para mediave mbrëmjen e sotme për të folur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai akuzoi maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për një plan kriminal për kapjen e çdo institucioni.

“Gjatë 3 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të paprecedentë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë të mbushur me ngjarje të rënda sa i përket aspektit kushtetues, sa i përket marrëdhënieve të institucioneve dhe përpjekjeve për të kontrolluar politikisht drejtësinë. Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese tregon më qartë se kush nuk e do drejtësinë e pavarur. Cili dhe cila forcë ka investuar tash 3 vjet ta kapte ose ta bllokonte reformën në drejtësi.

kolana e librave

Kush nuk e do gjyqësorin e pavarur, kush nuk e do SPAK-un dhe BKH-në sipas Kushtetutës dhe po kështu ka ekspozuar një nga faktorët kryesorë pse jemi në këtë gjendje të rëndë politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese me pasoja të tmerrshme për ekonominë e vendit, për gjithsecilin prej jush dhe familjeve tuaja dhe me pasoja të përsëritura për futjen e Shqipërisë në Europë.
Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni tani nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuraja me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe të dhunonin Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës, në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që me Kushtetutë nuk i takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardian Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia me të cilën u munduan ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni dhe është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi.

Parlament i paligjshëm me gjoja 122 deputetë, nga të cilët vetëm 82 kanë mbetur në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe që nga mëngjesi deri në darkë ose bëjnë teatër me fatet e shqiptarëve ose kalojnë ligje që vjedhin dhe kërdisin xhepat e shqiptarëve, grabisin pasuritë dhe pronat e tyre dhe i hapin rrugë pamjeve të tmerrshme siç janë ato tek Unaza e Re apo kudo tjetër. Në vend që ligji të garantojë jetën dhe pronën e tyre, vihen në lëvizje instrumentet që ligji parashikon për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve por për të goditur qytetarët”, deklaroi Basha.