MENU
klinika

"Nuk është trajtuar siç duhet"

Plantacionet e gështenjave preken nga ‘kanceri’

20.11.2019 - 14:31

Shenjat e para janë dhënë këtë vit, ku prodhimi ra me 20 deri në 30%, pasi ato u preken nga grerëza, apo e njohur ndryshe si kanceri i gështenjës.

“Reçi nuk ka kuptim pa gështenja dhe gështenjat nuk kanë kuptim pa Reçin.”– thotë Zv/ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote.

Përballë kësaj situate, Ministria e Bujqësisë thotë se ka hartuar një plan për ndërhyrje, por për të shpëtuar gështenjat e Reçit kërkohet edhe bashkëpunimi i fermerëve.

“E kanë vjelë këtë produkt shekullor prej kaq shumë vitesh por nuk e kanë trajtuar miqësisht. Kjo pemë që është monument natyre, që është shekullore nuk është respektuar aq sa duhet. Ka ardhur koha që ti kthejmë respektin.”- përfundoi Kote.

Në Reç çdo vit grumbullohen rreth 300 ton gështenja, ku pjesa më e madhe e të cilave eksportohet drejt vendeve te Bashkimit Europian.