MENU
klinika

Ish-presidenti i UEFA-s

Platini kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim

08.11.2019 - 21:05

Michel Platini është hedhur në kundërsulm. Ish-presidenti i UEFA-s, menjëherë pas pezullimit për katër vite, ka nisur jetën aktive në futboll me deklarata bombastike.

Ndërsa ka kërkuar 7 milionë euro dëmshpërblim, një bonuse 1,8 milionë euro për kontributin në suksesin e Euro 2016-s të zhvilluar në Francë, pagesën e 630 mijë eurove të shpenzuara për çështjet ligjore, plus rrogat e prapambetura për periudhën 2016-2019.

konica sportkonica sport mobile

michel platini
michel platini

“Bonusi ishte një pagesë që shefi i financave duhej t’i bënte presidentit për organizimin e Europianit. Dhe për sa i takon shpenzimeve për avokatët, janë të periudhës kur unë isha president dhe UEFA premtoi se do t’i paguante”, – u shpreh Platini.

Në total janë rreth 10 milionë euro. Nuk dihet nëse francezi do ta fitojë këtë betejë ligjore. Megjithatë, ai ka angazhuar avokatët e tij. Ndërkohë, ka deklaruar se është i gatshëm për ndonjë projekt të ri, por do të pranojë vetëm dicka serioze.