MENU
klinika

“Ne jetojmë pa e ndie nën kambë vendin”

Poeti guximtar që shkroi kundër diktatorit të tij

17.11.2019 - 07:02

Është e paimagjinueshme, aq më tepër për ne që kemi vuajtur mbi shpatulla sistemin komunist, ideja se një poet mund të gjente fuqinë të shkruante kundër diktatorit të tij.

Por në Bashkimin Sovjetik, pas revolucionit bolshevik, një poet doli më guximtar se qindra e mijëra artistë të tjerë. Ai nuk mundi ta ndryshonte letërsinë e tij në përshtatje të asaj të realizmit socialist, por e ruajti të paprekur, si një formë proteste karshi asaj që e quante të padrejtë.

Ky poet ishte Osip Mandelshtam, të cilit studiuesi dhe pedagogu Ardian Ndreca, njëherazi edhe kryeredaktor i revistës “Shejzat”, i kushton një artikull në këtë revistë. Ai tregon për takimin e Mandelshtamit me poetin e madh rus Majakovskin i cili i tha se ai duhet të vazhdonte të shkruante poezi, pasi vargu i tij ishte interesant dhe se ai shkruante me shumë shije.

Ata takoheshin shpesh në H.L.A.M. (ankronimi i hudozhniki, literatori, artisti, muzikanti), në hyrje të të cilit, si vlerësim për Majakovskin e madh, shkruhej “Kur të hysh këtu, hiqe kapelën pse brenda mund të jetë ulun Majakovski”.

Në këtë vend, Mandelshtami takohet edhe me Nadezhan, bashkëshorten e tij të ardhshme.

Osip Mandelshtam lindi në Varshavë ku ndoqi edhe disa rrethe letrare dhe filozofike. Pak kohë më vonë, familja e tij u shpërngul në Shën Petërburg, ku ai filloi të frekuentonte Ivanov Bashnja (në shqip, Kulla e Ivanovit) ku u njoh me të tjerë intelektual si Nikollaj Berdjavev, Dimitri Merezhkovski dhe Dimitri Fillosofov. Gjithashtu, aty ai takoi edhe Anna Ahmatova dhe bashkëshortin e saj, Nikolaj Gumiljov të cilët i njihte që kur kishte qenë student.

Kur kaloi një farë kohe që frekuentonte këtë vend, kuptoi se takimet organizoheshin mes ithtarëve të simbolizmit i cili më tepër se rrymë letrare shihej si sekt me rregulla tepër shtrënguese. E, pikërisht si kundërpërgjigje karshi kësaj, Anna Ahmatova, bashkëshorti i saj dhe Osip Mandelshtami vendosën të shkëputeshin dhe të themelonin “akmeizmin”, një tjetër lëvizje letrare me në thelb, “kulmin e qartësisë” duke shmangur figurat letrare.

Për Osip Mandelshtamin, një përshkrim shumë të veçantë bën Lidja Ginzburg: “[Osip Mandelshtam] i mungonte ajo çka shumica e perëndimorëve dhe një pjesë e rusëve e kishin – distanca ndërmjet impulsit [nervor] dhe veprimit.”

Poetit i dukej qartë antikomformizmi me pushtetin, prandaj, në vitin 1934, arrestohet për herë të parë. Në shtëpinë e tij, sigurimi gjeti poezinë “Ujk” e cila u bë arsyeja për dënimin me tre vjet internim nga gjykata.

Herën e dytë, u arrestua në vitin 1938 për poezinë “Ne jetojmë pa e ndie nën kambë vendin”. Poezia ishte një akuzë e drejtëpërdrejtë kundër Stalinit. Kjo poezi e çoi atë në një vdekje të papritur dhe në një varr të paditur natën e 27 dhjetorit të po atij viti.

Osip Mandelshtam ishte një ndër poetët sovjetikë më të guximshëm të të gjitha kohrave dhe shembull për pasardhësit e tij. Vepra e tij u botua për herë të parë e plotë nga e shoqja në vitin 1973, por jo si deshi ajo.

Gjithsesi, ai nuk u harrua asnjëherë dhe emri i tij sot kujtohet me lavdi mes dhjetra disidentëve letrar të periudhës së komunizmit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit