MENU
klinika

'Rreziku' bllokon dy krahët

Nis prishja e banesave, izolohet Unaza e Re

12.11.2019 - 09:54

Është bllokuar përkohësisht lëvizja në të dy krahët e Unazës së re nga Policia Rrugore e Tiranës.

Kjo situatë do të vazhdojë deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Në njoftim, policia sqaron se ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda.

Policia Rrugore kërkoi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për çdo vështirësi që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN